Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shqipëria vetëm me “burrë dhe grua”! ‘Ekonomia’ miraton projektligjin, hiqet gjinia gjithëpërfshirëse
Komisioni i Ekonomisë TIRANË- Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Komisioni i Ekonomisë miratoi me ndryshime projektligjin "Për Barazinë Gjinore". Terma si ‘gjithërfshirëse, përkatësi gjinore, diversitet gjinor’, u fshinë nga projektligji me propozim të PS-së. Këto terma shkaktuan debat të gjera, teksa gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, opozita ngriti shqetësimin e përdorimit të nocionit ‘përkatësi e shumëfishtë’. Sipas deputetit Bujar Leskaj, ky term krijon konfuzion dhe ngatërrohet gjinia me orientimin seksual. “A nuk mendoni, a nuk mendoni që me këtë term gjinia e përkatësia e shumëfishtë, ju godisni konceptin jetik të shoqërisë njerëzore të dy gjinive, mashkull dhe femër, për të përfshirë dhe identitete të tjera. Krijohet një konfuzion dhe duket sikur ngatërrohet qëllimshëm gjinia me orientimin seksual, duke u futur kështu në disa koncepte që...