Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit

Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit

Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025.Sipas Ministrisë së Financave, pas analizës së performancës 8-mujore të treguesve buxhetorë dhe fiskalë, u vendos që të bëhet një rishikim i buxhetit për të reflektuar zhvillimet e reja dhe për të harmonizuar parametrat financiarë me ecurinë aktuale të ekonomisë.Në total, 21.8 miliardë lekë janë akomoduar për shpenzime korente dhe kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale.Nga këto, 7.97 miliardë lekë i dedikohen rritjes së investimeve me financim të brendshëm, me fokus në infrastrukturë, dixhitalizim dhe projektet publike me prioritet.Po ashtu, buxheti parashikon një fond shtesë prej 5.9 miliardë lekësh për bonusin e fundvitit për pensionistët, duke e çuar në 9.7 miliardë lekë fondin total të dedikuar për këtë politikë...