Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ish-deputetja e PD emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit: Kam qenë dhe mbetem mjeke
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Lajmin e bëri të ditur vetë Gjergji në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se “kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor”. “Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua”, u shpreh ajo. Gjergji theksoi se Elbasani është vendi ku është rritur dhe ku ka ndërtuar identitetin e saj profesional. “Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të...