Gruaja luan klarinetë gjatë një operacioni në tru për të lehtësuar simptomat e sëmundjes së Parkinsonit

Gruaja luan klarinetë gjatë një operacioni në tru për të lehtësuar simptomat e sëmundjes së Parkinsonit

Një procedurë stimuluese e trurit ka përmirësuar simptomat e sëmundjes së Parkinsonit tek një grua 65-vjeçare në Angli – dhe kjo u duk menjëherë e qartë kur ajo filloi të luante në klarinetë gjatë operacionit. Denise Bacon, një terapiste e të folurit dhe gjuhës në pension, u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2014. Çrregullimi i trurit shkakton dridhje, ngadalësi dhe ngurtësi dhe përkeqësohet me kalimin e kohës ndërsa truri dëmtohet gjithnjë e më shumë. Për Bacon, sëmundja e Parkinsonit shkaktoi ngadalësi të lëvizjes dhe ngurtësi muskulore që e bënë më të vështirë ecjen, notin, vallëzimin dhe luajtjen e klarinetës. Simptomat e saj e bënë atë një kandidate për stimulim të thellë të trurit (DBS), një procedurë kirurgjikale ku elektroda stimuluese vendosen në zona...