PROFIL/ Nën hetim për tritolin ndaj gazetarit të Rai3, kush është Artur Shehu

PROFIL/ Nën hetim për tritolin ndaj gazetarit të Rai3, kush është Artur Shehu

Artur Shehu TIRANË-Një shpërthim me tritol që ndodhi në makinën e gazetarit italian Sigfrido Ranucci dhe vajzës së tij, ka kthyer 'sytë' e vendit fqinj nga Shqipëria. Në qendër të hetimit në lidhje me atentatin qëndrojnë dy emra Altin Sinomati, i arrestuar në Dubai i cili dyshohet si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, dhe Artur Shehu, i cili dyshohet si një figurë me peshë në krimin e organizuar në Shqipëri.  Media La Repubblica raportoi sot se Drejtoria e Antimafias ka marrë informacion nga Vlora, për përfshirjen e mundshme të Shehut në shpërthimin që ndodhi më 16 tetor, nën banesën e moderatorit të emisionit 'Report'. Por kush është Artur Shehu, 'koka' e grupit të trafikut të drogës në çështjen 'Black Eagle' në Beligjikë dhe spekulimet për lidhje...