Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi nuk ka dështuar, por u pengua nga mungesa e vullnetit politik

Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi nuk ka dështuar, por u pengua nga mungesa e vullnetit politik

Në konferencën e organizuar me rastin e 30-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti një fjalim të fortë dhe reflektues mbi rrugëtimin e drejtësisë shqiptare, nga reforma te konsolidimi institucional.Ai theksoi se “Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe ndershmëri me të cilën u ndërtua. Ajo lindi nga konsensusi më i gjerë politik në historinë e pluralizmit shqiptar, me 140 vota ‘pro’ dhe me dakordësinë e plotë të Komisionit të Venecias, që u bë garancia ndërkombëtare e legjitimitetit të saj.”Kryetari Sadushi vuri në dukje se reforma nuk është një projekt vetëm i drejtësisë, por një sfidë kombëtare që përfshin politikën, administratën...