Zgjedhjet në Holandë, autoritetet: Inteligjenca artificiale, kërcënim serioz për demokracinë

Zgjedhjet në Holandë, autoritetet: Inteligjenca artificiale, kërcënim serioz për demokracinë

Vetëm tetë ditë para zgjedhjeve kombëtare, Autoriteti Holandez për Mbrojtjen e të Dhënave (AP) ka paralajmëruar se chatbot-ët e inteligjencës artificiale përbëjnë një kërcënim serioz për demokracinë, duke ndikuar në mënyrë të njëanshme tek votuesit. Në një raport të publikuar së fundmi, autoritetet testuan katër chatbot-e të ndryshëm dhe zbuluan se ata shpesh përfundojnë duke rekomanduar dy parti politike, pavarësisht pyetjes apo kërkesës së përdoruesit. Bëhet fjalë për Partia e Lirisë (PVV) e ekstremit të djathtë e udhëhequr nga Geert Wilders dhe GroenLinks-PvdA e krahut të majtë, e drejtuar nga ish-komisioneri evropian Frans Timmermans. Sipas raportit, të cituar nga The Guardian, në mbi 50% të rasteve chatbot-ët sugjeronin njërën prej këtyre dy partive, ndërsa parti të tjera si CDA (e qendrës së djathtë) përmendeshin shumë...