Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Statuja që trazoi një qytet të tërë
Një statujë sirene do të hiqet nga Kopenhageni pas debatit të hapur për mënyrën si është paraqitur. Statuja u kritikua si “e shëmtuar dhe pornografike”. Agjencia daneze për pallatet dhe kulturën ka ndërmend të heqë Den Store Havfrue (Sirena e Madhe) me përmasa 4×6 metra nga Forti Dragør, pjesë e ish-fortifikimeve detare të Kopenhagenit, sepse nuk përputhet me trashëgiminë kulturore të monumentit të vitit 1910. Kritiku i artit i Politiken, Mathias Kryger, e ka quajtur statujën “të shëmtuar dhe pornografike”. Njeriu që qëndron pas skulpturës 14 tonëshe është Peter Bech. Ai ka thënë se kritika ndaj veprës së tij nuk ka kuptim, pasi gjinjtë e figurës prej guri janë thjesht “në një madhësi proporcionale” me shkallën e saj. Të tjerë kanë thënë se kritika pasqyron qëndrimet...