Netanjahu takon shefin e inteligjencës egjiptiane në Jerusalem, fokus në paqen dhe armëpushimin në Gazë

Netanjahu takon shefin e inteligjencës egjiptiane në Jerusalem, fokus në paqen dhe armëpushimin në Gazë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ditën e sotme në Jerusalem me kreun e shërbimit sekret egjiptian, Hasan Rashad. Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump, marrëdhëniet mes Izraelit dhe Egjiptit, si dhe forcimin e paqes ndërmjet dy vendeve. Sipas burimeve lokale, Rashad ndodhet në Izrael për takime diplomatike me zyrtarët vendsas dhe me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur armëpushimin në Rripin e Gazës. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë samitit për Gazën në Sharm el-Sheikh më 12 tetor, lavdëroi rolin e Rashad në ndërmjetësimin që çoi në armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor. Takimi u zhvillua ndërsa në Izrael ndodhen edhe zëvendëspresidenti amerikan...