E përndiqte nga qelia i burgosuri i njohur, e mitura e traumatizuar dëmton veten dhe godet policen

E përndiqte nga qelia i burgosuri i njohur, e mitura e traumatizuar dëmton veten dhe godet policen

Specialistët e Krimeve në kryeqytet kanë referuar materialet në prokurori për shtetasin Jetmir Llanaj, i cili ndodhet aktualisht pas hekurave, si dhe për një 16-vjeçare, e cila është viktimë e përndjekjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se Llanaj, së bashku me një person ende të paidentifikuar, kanë përndjekur të miturën, e cila ka përjetuar një gjendje të rënduar psikologjike dhe është vetëdëmtuar lehtë me mjet prerës. Gjatë marrjes në pyetje për rastin, e mitura ka goditur edhe një punonjëse policie, duke prodhuar një situatë të tensionuar në ambientet e komisariatit Nr. 5 në Tiranë. A2 CNN mëson se 46-vjeçari Jetmir Llanaj e ka përndjekur 16-vjeçaren në muajin korrik dhe më pas ka nisur ta përndjekë një shtetas tjetër. Ndërkohë, 16-vjeçarja ka shkuar bashkë me prindin dhe...