GJL prish vendimin e Apelit për Dedjan, kthehet për rigjykim çështja e ish-kreut të ‘Kushtetueses’

GJL prish vendimin e Apelit për Dedjan, kthehet për rigjykim çështja e ish-kreut të ‘Kushtetueses’

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin nr. 06, datë 13.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar rigjykimin e çështjes ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, me një tjetër trup gjykues në të njëjtën gjykatë. Dedja ishte dënuar më herët me 6 muaj burg për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, dënim që iu konvertua në 1 vit shërbim prove, raporton gazetarja Glidona Daci për Klan News. SPAK kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg, me akuzën se ai kishte fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit, si dhe kishte bërë deklarim të rremë për burimin e financimit të tij, një hua prej 10 mijë eurosh nga kunati, e cila sipas hetimeve, nuk justifikohej...