Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Petraq Kolevica: Sa borxh të madh i kemi nënës…
Poezi nga Petraq Kolevica Ç‘më ndritka hëna te krevati!S’m’u fjetka sonte, po rri qetëVështroj në qiell si enden retëGjer treten tej nga Rozafati.Mesnata ngjan se ka kaluarPor, përkundrejt, një foshnje qan.U ngrita, shoh sesi e mban,Si e përkund dikush në duar.E ëma qenka. I jep gji.Dhe lehtë-lehtë i këndon,E përkedhel, e ledhatonDhe e shëtit nëpër shtëpi.Fëmia fjeti. E mbulonKjo nënë e dhembshur me kujdesNdërsa së largu një këndesAfrim mëngjesi lajmëron…Mendoj mbështetur në ballkon,Ndërsa venitet drit’e hënës:Sa borxh të madh i kemi nënës,Një borxh që kurrë s’e kërkon. ObserverKult Lexo edhe: PETRAQ KOLEVICA VLERËSOHET ME ÇMIMIN “MJESHTËR I ARKITEKTURËS” Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë vlerësoi me çmimin “Mjeshtër i Arkitekturës” Petraq Kolevicën. Kolevica është një nga arkitektët e parë, që është formuar në Universitetin Politeknik të...