Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten pas dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore me të
Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me shefin e saj. Regina Aviles, 35 vjeç, nëna e një djali tetëvjeçar, i vuri flakën vetes më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së saj në Uvalde, duke pësuar djegie të rënda që i morën jetën një ditë më pas në spital. Sipas burimeve të shumta që folën për “Daily Mail”, Aviles, e cila shërbente si drejtoreshë rajonale e Kongresmenit Tony Gonzales që nga viti 2021, kishte nisur një lidhje romantike me ligjvënësin 43-vjeçar, i martuar dhe baba i gjashtë fëmijëve. Zyra e Gonzales nuk e mohoi lidhjen, pavarësisht kërkesave të përsëritura të gazetarëve. Policia e Uvalde konfirmoi se ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpinë e...