Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Presidenti pezullon betimin e Asim Vokshit/ Begaj do të presë vendimin final të Kushtetueses për ankesën e Naureda Llagamit
Presidenti ka vendosur të mos e betojë Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi pret që Kushtetuesja të shqyrtojë në 11 nëntor në themel padinë e ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, për ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes. Vendimi vjen pas dyshimeve serioze për tjetërsim vote gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ku u shpall fitues Asim Vokshi me 3 vota më pak se Naureda Llagami. Në mbledhjen e të hënës, Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar masën e sigurisë së Llagamit, por e kaloi në gjykim themeli muajin që vjen. Mirëpo presidenti për të shmangur një dëm të pariparueshëm në emërimin në Kushtetuese, nuk e ka dekretuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Në audion e siguruar nga Top Channel nga mbledhja e posaçme e gjyqtarëve më 30 shtator, rezulton një regjistrim që është fshehur...