Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kryetarja e ILDKPI-së: Tregon krizën e besimit ndaj drejtësisë dhe dobësitë e reformës
Kryetarja e ILDKPI-së, Evgjeni Bashari, teksa mori pjesë në panelin e drejtësisë gjatë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” përmendi edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor, ku u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja. Sipas saj, ky akt i rëndë tregon mes të tjerash edhe krizën e bezimit ndaj drejtësisë dhe dobësive që mbart reforma pavarësisht arritjeve të deritanishme. “Ky akt ekstrem i ndodhur brenda ambienteve të një gjykate është më tepër sesa një ngjarje e rëndë, është një pasqyrë e dhimbshme e vazhdimit të krizës së besimit ndaj drejtësisë dhe dobësive të një reforme që ndonëse ambicioze dhe me efekte të prekshme mbetet ende me nevojën...