Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Prokuroria e Elbasanit e “pason” çështjen te ajo e Tiranës
Prokuroria e Elbasanit i delegon çështjen e avokatit Ulian Barjami prokurorisë së Tiranës. Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale çështja i kalon Prokurorisë së Tiranës për shkak të konfliktit të interesit duke qenë se prokurori Gjergj Ceka është prokuror i Elbasanit. Veprimet e mëtejshme në lidhje me debatin që ndodhi në sallën e gjyqit dhe kërcënimet apo moskërcënimet gjatë këtij debati, do ti ndjekë Prokuroria e Tiranës. Top Channel