Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I dehur në timon përplasi pesë makina, pranga policit
Një efektiv policie është arrestuar në flagrancë sot më 21 tetor, nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në një aksident rrugor me disa dëme materiale. Sipas njoftimit zyrtar të AMP, Inspektor D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, u arrestua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, pasi “duke drejtuar mjetin e tij në rrugën ‘Rinia’ Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.” Pas ndalimit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku “rezultoi pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l”, një nivel që tejkalon ndjeshëm kufijtë ligjorë të toleruar për drejtimin e mjetit nën...