Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mashtrimi i shqiptarëve për azil në Britaninë e Madhe/ Pretendimi: Jam skllav modern!
Media britanike i ka kushtuar një artikull një 32-vjeçari shqiptar – një hajdut serial i kërkuar në dy vende evropiane arriti të hynte ilegalisht në Britani përpara se të shmangte deportimin duke pretenduar se ishte një “skllav modern”. Lorenc Hysa, e përdori lirinë e tij gjatë procesit të zgjatur ligjor për të kryer një seri vjedhjesh në Kent, ku ai “në mënyrë të pamëshirshme” grabiti bizhuteri të çmuara. Rasti i tij është vetëm i fundit i kriminelëve të huaj që shfrytëzojnë legjislacionin për skllavërinë moderne për të qëndruar në Britani dhe për të kryer krime, shkruan Daily Mail. Në një tjetër shembull tronditës, një grua punoi si ndërmjetëse për bandat e kontrabandës përgjatë Kanalit të La Manshit teksa në të njëjtën kohë pretendonte se ishte viktimë e trafikimit të...