Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut
Dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni. Kështu e ka nisur rrugën e tij drejt burgut ish-presidenti Nicolas Sarkozy. Ai doli nga shtëpia e tij pak pas orës 09:00 të mëngjesit për t’u nisur drejt burgut burgun La Santé, nën brohoritjet e turmës që e priste. Ish-presidenti francez përshëndeti mbështetësit dhe të dashurit e tij përpara se të hipte në makinë dhe të nisej për të vuajtur dënimin me 5 vite heqje lirie. Pak më parë, tre djemtë e tij, Jean, Pierre dhe Louis, dolën gjithashtu nga shtëpia, mes duartrokitjeve, ndërsa njerëzit kënduan edhe himnin kombëtar francez, La Marseillaise. Dje pasdite, pak orë para se të nisej për në burg, Sarkozi u prit në Pallatin Elysee nga Emmanuel Macron, ndërsa dihet se edhe Ministri i Drejtësisë, Gérald...