Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pyeti vajzat e tua”/ Merz përballet me kritika të ashpra pas deklaratës së tij për emigrantët e paligjshëm
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, është përballur me kritika të ashpra për komentet e tij mbi emigracionin, pasi bëri thirrje për “dëbime masive” dhe deklaroi se “çdo prind që ka vajza” do ta mbështeste qëndrimin e tij. Merz, i cili mori detyrën në maj me premtimin për të frenuar rritjen e partisë së ekstremit të djathtë AFD, të hënën kritikoi një gazetar që e pyeti nëse kishte ndër mend të tërhiqej nga komentet e forta të bëra më parë mbi emigracionin ose të kërkonte falje për to, pas reagimeve të shumta negative. “Nuk e di nëse ke fëmijë, apo nëse ke vajza,” iu drejtua Merz gazetarit. “Pyeti vajzat e tua, besoj se do të marrësh një përgjigje të fortë dhe të qartë. Nuk kam asgjë...