Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump ndez debatin për taksat mbi makaronat italiane/ “Do të ketë revoltë popullore”, opozita shpërthen kundër Melonit
Një postim i shpërndarë nga presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetet sociale ka ndezur një debat të gjerë në Itali dhe BE. Në qendër të çështjes janë taksat amerikane ndaj makaronave italiane, që mund të arrijnë mbi 100%, shumë më lart se tarifa aktuale 15%. Por në vend që të mbetet një çështje tregtare, polemika mori edhe ngjyrime politike: në video dhe postime të rishpërndara nga presidenti amerikan, Giorgia Meloni paraqitej sikur ishte gati të bënte një marrëveshje tregtare të veçantë me SHBA, jashtë rregullave të BE-së. Në fakt, postimi nuk ishte i Trump, por i një mbështetëseje të tij, dhe nuk i referohej konkretisht makaronave, por në mënyrë të përgjithshme çështjeve të doganave. Megjithatë, ai u interpretua si një sinjal politik që Italia mund...