Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, ‘La Repubblica’ flet për një pistë shqiptare: Policia po heton sipërmarrësin nga Vlora që jeton në SHBA
Mediat italiane flasin për një pistë shqiptare në hetimet për atentatin ndaj Sigfrido Ranuccit. Emri mbi të cilin janë përqendruar hetuesit, sipas ‘La Repubblica’, është Artur Shehu, 58 vjeç, sipërmarrës me origjinë nga Shqipëria, i konsideruar nga disa hetime si një figurë me peshë e krimit të organizuar shqiptar. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, ku bën një jetë të rezervuar në Miami, ku është vendosur prej disa vitesh. Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria Antimafia Italiane (DIA) ka marrë informacion nga Vlora, në jug të Shqipërisë, për mundësinë e përfshirjes së Shehut në shpërthimin e ndodhur më 16 tetor, në banesën e drejtuesit të emisionit Report. Bëhet fjalë, për momentin, për një hipotezë, që kërkon ende verifikime dhe prova përfundimtare, por që...