Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shiste doza kanabisi në lagjet e Durrësit, arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar është arrestuar nga blutë e Durrësit pasi shpërndante lëndë narkotike në qytet. Policia bën me dije se në kuadër të aksionit për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, u bë i mundur arrestimi i 19-vjeçarit E.H., nga Durrësi i cili pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike të llojit cannabis sativa. “Durrës / Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Shpërndante lëndë narkotike në qytet, evidentohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës intensive për goditjen...