Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria, hap madhor drejt pavarësisë së gjyqësorit

Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria, hap madhor drejt pavarësisë së gjyqësorit

Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë një hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. “Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit, kjo është theksuar në raportin e Venecias të 2016 dhe Venecia ka përgëzuar autoritetet shqiptare për punën që kanë bërë për reformën kushtetuese për gjyqësorin”, u shpreh Suchocka, shkruan A2. “Edhe për gatishmërinë për të marrë rekomandimet e opinioneve të ndërmjetësve. Kemi dialog të përhershëm me autoritetet shqiptare. Prania jonë tregon bashkëpunimin shumë të mirë që kemi me ju”, u shpreh ajo. Ndërsa kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, tha se pas gati një dekade, Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate. “Pas gati një dekade nga miratimi i paketës kushtetuese,...