Bojkoti mund të zgjasë me muaj? Haxhia kritikon institucionet e drejtësisë: Kupa është mbushur!

Bojkoti mund të zgjasë me muaj? Haxhia kritikon institucionet e drejtësisë: Kupa është mbushur!

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke konfirmuar se bojkoti i avokatëve do të vijojë deri të premten, më 25 tetor. Megjithatë në fund paralajmëroi se bojkoti mund të zgjaste edhe një muaj, nëse ka përsëritje të rastit si arrestimi i avokatit në Elbasan. “Kupa është mbushur, dhe po qe se do ketë një rast të tillë, po ju garantoj se do abandonohen të gjitha proceset dhe jo për një javë por për muaj.”, tha ai. Haxhia theksoi se kjo nismë ka gjetur mbështetje të gjerë jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në nivel ndërkombëtar. Sipas tij, Dhomës së Avokatisë i është ofruar mbështetje nga organizata më e madhe e dhomave të avokatisë në Europë,...