Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
FOTOT/ Shembet një pjesë e krahut lindor të Shtëpisë së Bardhë, Trump nis ndërtimin e sallës së re të ballove me kosto 250 mln dollarësh
Një pjesë të krahut lindor të Shtëpisë së Bardhë ka nisur të shembet, për të nisur punimet për ndërtimin e një salle të re ballosh, pjesë e projektit 250 milionë dollarësh të Presidentit Donald Trump për “modernizimin e plotë” të rezidencës presidenciale. Ekipet e ndërtimit u panë duke rrëzuar hyrjen lindore dhe disa dritare, ndërsa administrata konfirmoi se punimet do të shtrihen në muajt e ardhshëm. Trump tha se salla e re do të ndërtohet “afër, por pa prekur strukturën ekzistuese”, duke e përshkruar projektin si “një shtesë madhështore që i tregon respekt historisë së ndërtesës”. Presidenti deklaroi në rrjetet sociale se “është hedhur themelet për një hapësirë shumë të nevojshme për evente madhështore dhe vizita shtetërore”. Ai shtoi se ndërtimi financohet “plotësisht nga patriotë...