Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tentoi të vriste me thikë një person në Korçë, ekstradohet nga Greqia Deni Mecolli
Akuzohet se tentoi të vriste me thikë, një shtetas, ekstradohet nga Greqia, 39-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit: D. M., 39 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për...