EMRI/ Greqia sjell në pranga 39-vjeçarin e kërkuar në Korçë, tentoi të vriste me thikë një person në muajin shkurt! E plagosi rëndë pas…

EMRI/ Greqia sjell në pranga 39-vjeçarin e kërkuar në Korçë, tentoi të vriste me thikë një person në muajin shkurt! E plagosi rëndë pas…

Një 39-vjeçar i kërkuar dhe akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë, është sjellë nën pranga nga Greqia për llogari të Interpol Tiranës ditën e sotme. I ekstraduari është Deni Meçolli, teksa agjentët e Interpol Athinës ia dorëzuan nën pranga homologëve të tyre për veprime të mëtejshme. Ndaj tij kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”. Meçolli akuzohet se më datë 4 shkurt 2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor. Njoftimi i Policisë së Korçës: “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit: M., 39 vjeç, banues në Korçë....