Aldo Avdylaj “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Ervis Martinajt, SPAK drejt tërheqjes së dosjes!

Aldo Avdylaj “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Ervis Martinajt, SPAK drejt tërheqjes së dosjes!

Aldo Avdylaj dhe Ervis Martinaj TIRANË-Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga zhdukja e tij, deri më tani Policia nuk ka asnjë version të besueshëm dhe përfundimtar. Por operacioni i fundit i zhvilluar nga SPAK mund të çojë në detaje të reja. Gazetari Elton Qyno shkruan se arrestimi i Elidon (Aldo) Avdylajt në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë e SPAK, tek zhdukja e biznesmenit, Ervis Martinaj. Në 2022 dosja u regjistrua për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer në formën e bashkëpunimit. Por pas disa vite hetim çështja nuk solli asgjë, veç disa kontrolleve në banesat e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit. Kontrollet nuk...