Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë se “është mjeke”. “Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, shkruan në Facebook Zheni Bebi Gjergji. Postimi Të nderuar miq, Të...