Dëgjoni si flasin shqip në Ukrainë, Bullgari dhe Moldavi/ Gjurmime nga Robert Elsie (AUDIO)

Dëgjoni si flasin shqip në Ukrainë, Bullgari dhe Moldavi/ Gjurmime nga Robert Elsie (AUDIO)

Robert Elsie i deshi shqiptarët, me gjuhën dhe historinë e tyre të lashtë – të shkruar e të pashkruar. E mahniti bukuria e egër e këngës së dashurisë e të vajit. Njohu ndershmërinë dhe ashpërsinë e shqiptarëve. Shqiptarëve ndër breza, u dhuroi një pasuri të madhe kulturore, me vlera të paçmueshme. Falë punës me pasion e përkushtim të veçantë, të studiuesit dhe albanologut të njohur, Robert Elsie, shqiptarët u njohën me pamje dhe dëshmi nga tokat e banuara ndër shekuj me shqiptarë, të panjohura ose shumë të rralla – të para më shumë se një shekulli e gjysmë. Ata ai i zbuloi nëpër arkiva dhe muze nga Evropa në Amerikë, apo në fondet private të studiuesve të ndryshëm, Elsie ka zbuluar edhe disa regjistrime me zë...