Pas kërcënimeve të Trump për të eliminuar Hamasin nëse shkelet armëpushimi, Vance udhëton drejt Irzaelit

Pas kërcënimeve të Trump për të eliminuar Hamasin nëse shkelet armëpushimi, Vance udhëton drejt Irzaelit

Donald Trump  deklaroi të hënën se Hamasi  do të “zhduket” nëse nuk respekton marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, pasi Izraeli akuzoi lëvizjen islamiste palestineze se kishte shkelur armëpushimin. “Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin” dhe “ata do të bënin mirë ta respektonin atë dhe nëse nuk e bëjnë, ne do t’i eliminojmë, nëse është e nevojshme”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ata do të eliminohen dhe ata e dinë këtë”, këmbënguli ai. Nga ana tjetër, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Haya, përsëriti dje në mëngjes se organizata e tij mbetet e përkushtuar për të respektuar marrëveshjen. “Po përballemi me shumë vështirësi në rikuperimin e mbetjeve (të pengjeve të vdekura), por jemi të vendosur dhe punojmë shumë për ta arritur atë”, tha ai. “Marrëveshja për Gazën po...