Veliajn e ‘ndjekin’ bojkotet e avokatëve! Vendimi për kalimin ose jo për gjykim mbetet pezull

Veliajn e ‘ndjekin’ bojkotet e avokatëve! Vendimi për kalimin ose jo për gjykim mbetet pezull

Erion Veliaj TIRANË-Sot, në GJKKO do të mbahej seanca e radhës paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Seanca ishte parashikuar të mbahej më 10 tetor, por u shty si shkak i bojkotit të avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja. Në fakt edhe sot seanca është shtyrë sërish për shkak se avokatët njoftuan 5 ditë bojkot deri më 25 tetor, pas arrestimit të avokatit Ulian Barjamit për kërcënim të prokurorit Gjergji Ceka gjatë një seance në gjykatën e Elbasanit. Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës nuk u paraqitën për shkak të bojkotit, ndërsa në gjykatë shkoi biznesmeni Elman Abule, i marrë i pandehur me akuzën e pastrimit të parave. Avokati u lirua ditën e djeshme (20 tetor)...