Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk do e lëmë në baltë”/ Kallas: Presioni ndaj Ukrainës nuk është rruga e duhur
Ukraina ishte në fokusin e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Nga qarqet qeveritare në Berlin mësohet, se motoja gjermane është: “nuk e lemë Ukrainën në baltë”. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet Ukrainës shkëputja e territoreve në favor të Rusisë. “Ne nuk duhet të harrojmë, që Rusia është agresori dhe Ukraina viktima”, tha Kallas pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. “Nuk është rruga e duhur, të ushtrohet presion ndaj viktimës, Ukrainës”, shtoi ajo. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten (17.10. 2025) priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.Sipas njoftimeve në media Trump i ka kërkuar Zelenskyjt, që t’i japë fund luftimeve dhe të...