Për herë të parë në histori, Japonia zgjedh një grua si kryeministre

Për herë të parë në histori, Japonia zgjedh një grua si kryeministre

Në një moment historik për Japoninë patriarkale, Sanae Takaichi është zgjedhur sot si kryeministrja e parë femër e vendit, pasi parlamenti japonez votoi për udhëheqësin e ri. Takaichi, një konservatore e vendosur, vjen në krye të qeverisë në një periudhë të trazuar, me sfida ekonomike në rritje dhe një klimë politike të përçarë e të bllokuar. Zgjedhja e saj vjen vetëm pak ditë përpara vizitës së planifikuar të Presidentit amerikan Donald Trump në Japoni, duke shtuar rëndësinë e momentit si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Takaichi njihet për qëndrimet e saj të thella konservatore që kanë alarmuar pjesëtarët e  partisë së saj. Ajo mbështet ndryshimin e kushtetutës paqësore të Japonisë dhe është një vizitore e rregullt e një faltoreje të diskutueshme që përfshin...