Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sot mbahet seanca paraprake për dosjen Veliaj, pritet të kalojë ose jo për gjykim
Seanca e radhës paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së Erion Veliajt do të mbahet sot në orën 09:00 në GJKKO. Pritet të shihet nëse do të zhvillohet seanca për shkak se avokatët njoftuan 5 ditë bojkot deri të premten, pas arrestimit të avokatit Ulian Barjamit për kërcënim të prokurorit Gjergji Ceka gjatë një seance në gjykatën e Elbasanit. Edhe seanca e kaluar për Veliajn u shty për shkak të bojkotit të avokatëve pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Për çfarë akuzohet Veliaj? SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe...