‘Pamjet nxorën zbuluar hetimet’/ Flet pas lirimit avokati Ulian Barjami: Prokurori nuk dinte të lexonte, më kërcënoi

‘Pamjet nxorën zbuluar hetimet’/ Flet pas lirimit avokati Ulian Barjami: Prokurori nuk dinte të lexonte, më kërcënoi

Ulian Barjami TIRANË-Avokati Ulian Barjami pak orë pas lirimit të tij deklaroi se pretendimet ndaj tij për kërcënim ndaj një prokurori gjatë një seance gjyqësore janë të pavërteta dhe janë rrëzuar nga pamjet filmike. Sipas tij, në atë seancë prokurori nuk paraqiti fakte, por sajoi situatën, madje "nuk dinte as të lexonte".  Konkretisht në seancën e 17 tetorit, Ulian Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit. Akuza ndaj Likës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati shprehet se kur u hapën pamjet filmike në seancë, u provua një skandal, ku personi që ai mbronte nuk kishte kundërshtuar policinë, por në fakt kishte vepër penale nga policia për procesverbalin që kishte mbajtur dhe prokurori. Ulian Barjami: Në fakt ishte një seancë masë sigurimi, që...