Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Reshje shiu në disa zona, si parashikohet moti për këtë të martë
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s. Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin! #Moti #SHMU #Parashikim Top Channel