Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Biznesi nga Kosova zgjerohet më tej në Shqipëri
Sipërmarrja nga Kosova po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në tregun shqiptar.Në fillim të kësaj jave, shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëron të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.Me blerjen e Global Fast Food Albania, KAN do të kontrollojë markën KFC edhe në tregun shqiptar.KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.Me...