Dosja ‘Revanshi’/ Tjetër njoftim për të zhdukurin Ervis Martinajn dhe 6 të tjerë, akuzohen për disa atentate dhe plane vrasjesh

Dosja ‘Revanshi’/ Tjetër njoftim për të zhdukurin Ervis Martinajn dhe 6 të tjerë, akuzohen për disa atentate dhe plane vrasjesh

Një tjetër njoftim publik për Ervis Martinajn, por kësaj radhe jo për procesin e konfiskimit të pasurive, por për shkak të planeve që Leonard Duka dhe disa të akuzuar të tjerë kishin përpiluar për ta eliminuar. Së bashku me të (i cilësuar si ‘mbreti i kumarit’ dhe i zhdukur mistershëm prej 8 gushtit 2022), siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si ‘Doqja’, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar. Pavarësisht se konsiderohen si të kërkuar, njoftimi kryhet edhe për ish-deputetin Arben Ndoka, Durim Bamin dhe Ervis Martinajn, të cilët cilësohen si shënjestrat e grupeve kriminale. Ndaj tyre, hetimi po zhvillohet për...