Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Balluku ka përgjegjësi direkte”/ Aeroporti i Vlorës, flet hapur analisti: Ndryshimi i aksionerëve, shqetësues
Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në një emision televiziv, ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, në lidhje me problematikat e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar procesin si të paqartë dhe me mungesë transparence. Kulluri theksoi se ndryshimet e aksionerëve në një konsorcium koncesionar nuk mund të bëhen pa miratimin e Ministrisë së Ekonomisë, duke kritikuar qasjen e ndjekur nga autoritetet. “Nuk mund të vijë një kompani sot që shet fara luledielli të ndërtojë një park eolik. Një kompani që futet të marrë një tender duhet të ketë eksperiencë në shërbime të ngjashme ose të njëjta, që të shërbejë si garanci për veprën,” deklaroi ai. Sipas Kullurit, kompania turke që ishte pjesë e konsorciumit kishte një rol kyç teknik, dhe tërheqja e...