(VIDEOT)Rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa, tornado e fuqishme në Paris/ Një i vdekur dhe disa të plagosur

(VIDEOT)Rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa, tornado e fuqishme në Paris/ Një i vdekur dhe disa të plagosur

Në rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, një tornado e rrallë, por e fuqishme goditi zonën pasditen e sotme, duke lënë pas një person të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur rëndë.  Sipas të dhënave nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tornadoja shkatërruese goditi zonën duke vënë autoritetet në alarm për shkallën e dëmeve të shkaktuara.  Një viktimë është konfirmuar, ndërsa të paktën katër persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur tre vinça ndërtimi janë rrëzuar nga forca e erës, ndërsa çati, dritare dhe objekte të tjera janë shkatërruar në komunat Ermont, Eaubonne dhe Franconville.  Sipas raportimeve meteorologjike, fenomeni u shfaq në orët e mbrëmjes dhe u karakterizua nga përmbytje të...