Shkon në 76 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë, 27 persona rezultojnë të zhdukur

Shkon në 76 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë, 27 persona rezultojnë të zhdukur

Të paktën 76 persona kanë vdekur dhe 27 janë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur Meksikën qendrore dhe lindore gjatë dhjetë ditëve të fundit. Moti i keq, me shira të pazakontë të rrëmbyeshëm për disa ditë, ka shkatërruar rrugë, duke izoluar 119 komunitete, thanë autoritetet në një raport të paraqitur në konferencën e përditshme për shtyp nga presidentja e vendit Claudia Sheinbaum. Ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë përfunduar punën e tyre, tha Sheinbaum, duke njoftuar se kësti i parë i ndihmës financiare emergjente, i cili do të arrijë në 466 milionë euro, u është dhënë rreth 100,000 familjeve. Shumica e komuniteteve të izoluara, 65 gjithsej, ndodhen në shtetin e Hidalgos, i cili kufizohet me kryeqytetin, sepse shumë prej...