U lirua me urdhër të Prokurorisë, avokati Barjami për ‘Top News’: Tonet kërcënuese ishin nga ana e prokurorit, po mbroja klientin

U lirua me urdhër të Prokurorisë, avokati Barjami për ‘Top News’: Tonet kërcënuese ishin nga ana e prokurorit, po mbroja klientin

Avokati Ulian Barjami në një intervistë të dhënë për emisionin Breaking me Dafina Hysën në Top News tha se hetimi ndaj tij do të vazhdojë nga ana e prokurorisë se Elbasanit, por ai ende nuk është njohur me akuzat e procedimit. Ndërsa sqaroi dhe momentin si u arrestua. “Kam dijeni që do të vijojë procedimi. Nuk e di saktësisht, por do të vazhdojë. Nuk jemi njohur akoma me praktikimin që do të bëjë. Ka qenë oficeri i policisë gjyqësore që ka bërë ekzekutimin e vendimit”, u shpreh avokati. Ai mohoi që të ketë kërcënuar prokurorin ndërsa theksoi se në çdo moment ka ndjekur rrugën ligjore. “Tonet kërcënuese ishin nga ana e prokurorit. Çdo gjë ishte ligjore dhe veprimi që unë bëra ishte ligjore… kam qenë...