Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Prej ditësh i shtruar në një spital në Tiranë, deklaratë zyrtare për situatën shëndetësore të Fatos Nanos
Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator. “Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende, me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali. Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni...