Rrugëtimi i Serbisë drejt BE-së, Spiropali: Nuk heqin dorë nga lojërat për pushtet

Rrugëtimi i Serbisë drejt BE-së, Spiropali: Nuk heqin dorë nga lojërat për pushtet

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e ftuar në “Top Story” foli në lidhje me grup-kapitujt që Shqipëria ka hapur për anëtarësimin në BE, teksa e ka cilësuar vendin tonë në nivele më të larta se Serbia. Sipas saj, Serbia vazhdon të mos i pranojë krimet e luftës kundër Kosovës dhe nuk heq dorë nga lojërat për pushtetin. ”Shqipëria i ka çelur negociatat vetëm një vit më parë, kapituj dhe grup-kapitujt, dhe sot është në pararojë në Ballkan, për tu anëtarësuar. Serbia nuk është këtu sepse nuk heq dorë nga lojërat për pushtet, është pas Shqipërisë në negociatat nuk është favorite si Shqipëria dhe Mali I Zi. Ajo nuk pranon të shkuarën e saj, nuk pranon që kanë ndodhur krime lufte dhe...