Pse na duhen gjykatat?

Pse na duhen gjykatat?

Nga Lutfi Dervishi Në një vend normal, loja luhet me tre role të qarta. Në sallën e gjyqit, Zoti quhet gjykatës, jo prokuror. Prokurori ka po aq të drejta sa avokati, as më shumë, as më pak. Njëri akuzon, tjetri mbron, ndërsa gjykatësi vendos, jo sipas humorit të ditës, por sipas provave dhe ligjit. Kur gjykatësi nuk bën dot punën e tij, nuk është e thënë që vendin e tij ta marrë në dorë prokurori, ministri, apo “juristët popullorë”. Koha kur “partia” vendoste se kush ishte armik dhe kush ishte fajtor, ka mbaruar. Të paktën kështu shkruhet në letër. Edhe pyetjet e tipit “Po pse ligjet tona do të na pengojnë për të dënuar armiqtë?” duhen varrosur bashkë me retorikën e viteve ’50! Vendimet e...