Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fejzi Hajdari: Ali Ahmeti kërkoi shpëtim nga Rama, votuesit i treguan se ka humbur betejën në bastionin më të madh të BDI
Analisti politolog në Maqedoninë e Veriut, Fejzi Hajdari, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Syri TV, komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni, duke theksuar se shqiptarët i dhanë një mesazh të qartë politikës së vjetër. “Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ia dhanë atë përgjigjen e merituar jo vetëm Edi Ramës, por edhe Ali Ahmetit,” tha Hajdari. Sipas tij, beteja kryesore për Ahmetin ishte në Çair, një nga komunat me shumicë shqiptare në Shkup, ku rezultati shënoi një goditje simbolike për BDI-në. “Ky ishte mesazhi i fundit për Ali Ahmetin, se ka humbur betejën në bastionin më të madh të BDI-së, në Çair. Kjo ishte gjithashtu përgjigjja për ata që u mblodhën në Tiranë dhe për ata këtu që shkuan për t’u bashkangjitur,” shtoi Hajdari....