Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lirimi i Ulian Barjamit, avokati i tij Ardian Visha: Arrestimi i jashtëligjshëm, do bëjmë kallëzim! Rasti të ndëshkohet për..
Ardian Visha, përfaqësuesi ligjor i avokatit Ulian Barjami, i cili u lirua pasditën e sotme, e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e klientit të tij. Gjatë një prononcimi për ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori, Visha tha se arrestimi i avokatit Barjami, është veprim i paligjshëm i oficerit të policisë gjyqësore, i cili sipas tij duhet vetëm ta shoqëronte avokatin. “Po i përkrah të gjithë qëndrimet e juristëve, qofshin në cilësinë e avokatit apo profesionistë të së drejtës që janë shprehur për rastin dhe ishte një solidaritet i logjikshëm, i drejtë dhe natyrisht dhe dobiprurës në aspektin për reagimin e prokurorisë për lirimin të paktën të menjëhershëm të avokatit Bajramaj. Them të paktën se për mua duhet të ishte shoqëruar me konsiderim, si autoritet superior i paligjshmërisë absolute të...