Armëpushimi u thye! Netanyahu: Hodhëm 153 ton bomba mbi Gaza. Trump: Hamasi do të shkatërohet

Armëpushimi u thye! Netanyahu: Hodhëm 153 ton bomba mbi Gaza. Trump: Hamasi do të shkatërohet

Benjamin Netanyahu IZRAEL- Forcat izraelite kryen sulme ajrore masive në Rripin e Gazës, duke hedhur 153 ton (337,307 paund) bomba në hakmarrje për atë që kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti shkelje të armëpushimit nga grupi palestinez Hamas. "Njëra nga duart tona mban një armë, dora tjetër është e shtrirë për paqe. Ju bëni paqe me të fortët, jo me të dobëtit. Sot Izraeli është më i fortë se kurrë më parë,"-u shpreh Netanyahu. Izraeli tha se sulmet erdhën pasi dy ushtarë të tij u vranë në një sulm të dielën për të cilin fajësoi Hamasin. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se sulmet kishin në shënjestër anëtarët e rezistencës palestinezë në zonën e Rafah, të cilët dyshohet se kishin hapur zjarr ndaj ushtarëve të saj. Netanyahu tha se Izraeli...